Pasqyra e lajmeve më, 16.10.2017

Beta 16.10.2017

****

Ministri I financave Dushan Vujoviq deklaroi sonte se Serbia gjindet në rrugën më të mirë që  me vlerësime të larta të përfundojë revizionin  e tetë, të fundit të programit tre vjeçar me Fondin ndërkombëtar monetar (FNM)

Ministri që në Uashington merr pjesë në seancën vjeshtore të FNM dhe Bankës botërore tha për Radio televizionin e Serbisë që revizioni I tetë përfundon kah fundi tetorit, përkatisht në fillim të nëntorit , dhe do të bisedohet për vazhdimin e aranzhmanit me FNM.

“Vazhdimi I aranzhmanit  të Fondit do të jetë temë e bisedës ,por  për këtë,  do të thot kur të përfundojnë në fillim ose në mes të  nëntorit “, tha ai.

Ministri tha se është aranzhuar vëllimi I rritjes së pagave dhe pensioneve dhe në ate korrnizë do të precizohet rritja në seancate  ardhshme të qeverisë në takimet me FNM.

****.

Ministri austriak I punëve të jashtme Sebastijan Kurc ka shpallur sonte fitoren e partisë së tij, Partisë popullore austriake  (PPA) në zgjedhjet parlamentare duke ju falenderuar kësaj mund të bëhet shefi më I ri I Qeverisë në Evropë.

 

Ministria e punëve të brendshme Austrisë ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve pasi që janë numëruar gati të gjitha fletvotimet, pas së cilës  Kurc do të shpall fitoren që e ka quajtur “historike” duke theksuar se partia e tij konservative ka trijumfuar ndaj socialdemokratëve  vetëm dy herë nga Lufta dytë botërore.

“Sot nuk është  ditë triumfi ndaj tjerëve, por ditë e shansit tonë për të krijuar ndryshimin në këtë vend “ tha Kurc ithtarëve të entuziazmuar.

****

Sekretari I shtetit tëSHBA Reks Tilerson deklaroi se përpjekjet diplomatike me qëllim të zgjidhjes së krizës në Gadishullin Korean “ do të vazhdojnë deri sa të hedhet bomba e parë”.

Ai në intervistë theksoi se presidenti Danald Tramp”qartë tha se dëshiron zgjidhje diplomatike dhe nuk dëshiron luftë”.

Megjithate,Tramp ,kohë më parë, në Tviter ka shkruar se Tilerson”po humb kohë” në tentimin të negociojë me Pjong jangun.

****

Bilbordi I Listës serbe në Leposaviq është demoluar mbrëmë, lajmëron në mëngjes televizioni”Most” nga Zvecani.

Televizioni Most  thirret në dëshmitarët okular që thon se “dy persona me kapela në kokë kanë dal nga vetura e zezë dhe kanë hedhur “koktel molotovi” në bilbord, ndërsa vetura pastaj me shpejtësi të madhe është drejtuar në dalje të Leposaviqit”.

Kjo ka ndodhë rreth orës 21 , kumtuan pjesëtarët e Policisë së Kosovës që kanë kryer hetimin.

Këshilli komunal I Listës serbe nga Leposaviq ka dënuar shkatërrimin  e bilbordit.

Në Kosovë është duke u zhvilluar fushata parazgjedhore për zgjedhje lokale të 22 tetorit.

****

Lideri I Katalonies Karles Pucdemon theksoi sot se dëshiron që mandati për shpalljen e pavarësisë që ka marr nga katalonasit të “suspendohet” për dy muaj për të nisur dialogu me Madridin.

“Gjatë dy mujave të  ardhshëm qëllimi ynë kryesor është të negociojmë” theksoi Pucdemon në letrën drejtuar kryministrit të Spanjës Marijan Rahoj, meq ka përsëritur s e suspendon mandatin “ për shpallje të pavarësisë së Katalonies.

Ai një kërkesë pyetjte të tillë ka drejtuar qeverisë në Madrid që e a ka shpall javën e kaluar pavarësinë të atij regjioni spanjoll autonom..

Sot në ora 10.00 skadon afati i  përcaktuar për përgjigje.

****

Policia kroate ka hyrë në mëngjes në kuadër të aksionit “Agrokor” në “Kulemrov dvor” në Zagreb ,që janë në pronësi të themeluesve të koncernit të falimentuar “Agrokor” Ivica Todiriqit ,lajmërojnë mediet kroate.

Nukdihet  se a është dikush në shtëpi nga familja Todoriq, icili deri vonë ka jetuar në ate adresë.

Mediet spekulojnë se Ivica Todoriq më nuk është në Kraoci, sikruse dhe đemtë e tij.

Në”Kulmerov dvor” në mëngjes kanë ardh avokatët e Todoriqit Çedo Prodanoviq dhe Jadranka Slokoviq.

Themeluesi i koncernit „Agrokor „ Ivica Todoriq ka porositur në mëngjes për mes bllogut të vet se do të jetë i qasshëm për institucionet e drejtësisë kroate dhe vlerësoi se kundër tij po zhvillohet procesi politik.

****

(Beta, 16.10.2017)

Beta »

Politika, najnovije vesti »

ЋирилицаKorisnička podešavanja