STACIONI SHËNDETËSOR NË TËRNOC PAISET ME APARAT EKG
Bujanovačke 03.06.2020
![STACIONI SHËNDETËSOR NË TËRNOC PAISET ME APARAT EKG](https://nstatic.net/img/logo/s/bujanovacke.png)
Bujanoc, 3 qershor 2020 – Vetëqeverisja lokale në Bujanoc vazhdon të investojë, nga donacioni i Qeverisë së Kosovës prej 200,000 eurosh, për të mirën e të gjithë qytetarëve.
Pas spirometrit, i cili tashmë është duke punuar në Dispanzerin e Shtëpisë së shëndetit për sëmundje të mushkërive, po nga ky donacion edhe Stacioni shëndetësor në Tërnoc u pais me një aparat diagnostifikues – EKG. Nga paratë e Kosovës, të destinuara për të riparuar pasojat e virusit korona, Shtëpia e shëndetit së shpejti do të paiset me një autoambulancë, ndërsa deri më 4 qershor, do të zgjasë konkursi i hapur për të ndihmuar bizneset puna e të cilëve ishte