Tregu në Bujanoc mbetet i hapur të hënave, pa shitës ambulant në rrugë
Bujanovačke 21.03.2020

Bujanoc, 21 mars 2020 – Tregu tradicional i të hënave në Bujanoc do të vazhdoj të jetë i hapur, mirëpo do të ndalohet çfardo ekspozimi dhe shitje e mallit rrugëve rreth tregut.
Kryetari Shaip Kamberi tha për Bujanovaçke se në takimin që kishte me kryetarin Vuçiq dhe me kryeministren “nuk kishte ndonjë konkluzion” mbi ndalimin e punës së tregut të gjelbërt gjatë pandemisë së virusit korona COVID -19 dhe pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në Serbi. „Nëse marrim një urdhër të tillë atëherë do të mbyllet edhe tregu i gjelbërt”, thotë Kamberi. Ai shton se tani më është ndaluar shitja jashtë tregut të gjelbërt edhe ditëve të tjera,